Miqësore | Ndeshje pozitive e Kukësit, Çyrbja ndal gjigantin rus

Kukësi ka luajtur sot miqësoren e dytë në Antalia dhe pas humbjes kundër Bashakserhit, verilindorët kanë arritur të marrin një rezultat pozitiv përballë skuadrës ruse, Rostov.

Djemtë e drejtuar nga Armando Cungu e panë veten shumë shpejt në disavantazh, pasi në minutën e 17’ të takimit, Gulevski do të kalonte në epërsi Rostovin.

Gjithsesi, lojtarët e Kukësit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin gjithçka brenda pjesës së parë. Arbër Çrybja konfirmoi dhe njëherë tjetër momentin e tij të mirë, duke shënuar për të dytën ndeshje radhazi.

Ky gol në minutën e 42’ i mesfushorit vendosi edhe rezultatin final, me skuadrat që e mbyllën këtë miqësore në paqe 1-1. Kjo ndeshje ishte shumë pozitive për Kukësin, që arriti të krijojë raste dhe kishte mundësi edhe të triumfonte, por në fund u ndanë në barazim përballë një skuadre shumë të fortë.

Miqësore – E premte, më 11 janar, ora 15:00

Kukësi-Rostov 1-1

Shënues: Çyrbja 42’ / Gulevski 17’

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Rrumbullaku, Limaj, Dzaria, Rroca, Çyrbja, Uilliam, Shkurtaj. Trajner: Armando Cungu

Rostov: Abaev, Logashov, Pliev, Sigurdsson, Skopintsev, Gulevsky, Gatskan, Zuev, Kjartansson, Ionov

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *