Miqësore me Katarin, barazim dhe paraqitje dinjitoze për Shqipërinë U-20

0

Shqipëria U-20 zhvilloi një ndeshje miqësore përballë Katarit, e cila u mbyll me rezultatin e barabartë, 1-1. Kjo miqësore u zhvillua në Francë dhe golin për kuqezinjtë tanë e shënoi sulmuesi Gruda.

Ndeshja nisi më mirë për Katarin, që gjeti golin e avantazhit në minutën e 17’ të takimit. Megjithatë, të besuarit e Ilir Biturkut arritën të barazonin në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 44’, sulmuesi Ildi Gruda barazon takimin, gol që vendosi dhe rezultatin final të sfidës.

Trajneri Biturku provoi gjithsej 18 lojtarë në këtë takim, pasi kreu plot  zëvendësimë në pjesën e dytë. Megjithatë, gola nuk pati në fraksionin e dytë të lojës dhe të dyja skuadrat u pajtuan me rezultatin.

Miqësore, më 15 maj 2019 (Francë)

Shqipëri U-20 – Katar U-20
Shënues: I. Gruda 44’

Shqipëri U-20: Qarri, Lekaj, Ramadani, Sheji, Domi, Marku, Sala, Liço, Sula, Gruda, Tedi Cara (U aktivizuan: Shala, Oshafi, Murati, Ismailgeci, Çobo, Çelhaka, Gecaj)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.