Miqësore | Laçi mposht pastër Tiranën, Mema ka ende punë për të bërë

Laçi dhe Tirana luajtën ndeshjen e tyre miqësore sot, ku të dy trajnerët kishin mundësinë të provojnë lojtarë dhe ide të reja. Prenga dhe Mema aktivizuan formacione të forta dhe ndeshja u vlerësua në maksimum nga të dyja kampet.

Pjesa e parë u mbyll me kurbinasit në avantazh të dyfishtë. Xhixha në minutën e 6’ dhe Mersinaj në të 19-ën i dhanë epërsinë Laçit. Te Tirana u shfaq tension, sidomos te sulmuesi britanik, Ngo.

Momenti kur Ngo ndëshkohet me karton të verdhë FOTO: SportEkspres.com

Tre minuta nga fundi i pjesës së parë, sulmuesi shtatlartë goditi me bërryl Sefgjinin dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Laçi tregoi një futboll shumë cilësor dhe udhëhoqi me meritë përballë bardhebluve të Memës, nga të cilët u prit një reagim në pjesën e dytë.

Pjesa e dytë ishte pa shumë ritëm, kjo dhe pasi trajnerët e të dyja skuadrave bënë zëvendësime të shumta dhe provuan shumë lojtarë. Laçi merr kështu një fitore të pastër 2-0, ndërsa bardheblutë e Memës kanë ende shumë punë për të bërë,

Miqësore, 12 janar ora 12:30

Laçi – Tirana  2-0
Xhixha 6’, Mersinaj 19’

Kartonë të verdhë: Ngo 42’

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Çokaj, Lushkja, Berisha, Xhixha Trajner: B. Prenga

Tirana: Lika, Kërçiku, Muça, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Daja, Hasani, Halili, Greca, Ngo Trajner: A. Mema

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *