Miqësore | Flamurtari mposhtet nga skuadra e Kategorisë së Parë

Flamurtari dhe Bylis zhvilluan ditën e sotme një takim miqësor në stadiumin e skuadrës vlonjate. Ndeshja u mbyll me fitoren 2 – 0 të ekipit mallakastriot. Të dy golat e këtij takimi u zhvilluan gjatë pjesës së parë.

Autorë të golave ishin Andi Hadroj dhe Lamçja, të cilët mposhtën portierin Pano Qirko. Duhet përmendur se te Flamurtari nuk e kishin as fatin me vete, pasi lojtarët e skuadrës së Ilir Dajës u ndalën katër herë nga shtylla.

Flamurtari 0 – 2  Bylis
Shënues: Hadroj, Lamçja 

Flamurtari: Qirko, Kotobelli, Veliu, Deliu, Beqaj, Ymeraj, Elton Kale, Diamanti, Qarri, Sukaj, Ribaj. Trajner: Ilir Daja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *