Miqësore e padukshme, Partizani nuk fiton as ndaj modestëve gjermanë

Pa asnjë njoftim zyrtar nga klubi, Partizani ka luajtur sot në Antalia miqësoren e radhës, duke u ndeshur me gjermanët e Berliner AK 07, klub që merr pjesë në Regionalliga, divizioni i katërt gjerman.

Në teori shans i mirë për Partizanin, në praktikë vetëm barazim 2-2.

Starova hodhi sërish në fushë formacionin e vet me të mirë, sërish pa sulmues, me Bardhin që bën pykën.

Belica shënoi që në minutën e tretë, ndërsa pas pushimit u bënë ndërrime dhe shënoi edhe Esat Mala. Gjithsesi, fitorja nuk erdhi, as sot. Si luajti Partizani? Askush nuk e di, pasi edhe rezultati është komunikuar nga klubi, në një kohë që ndeshja nuk rezultonte askund në internet, qoftë edhe si rezultat. Duke parë sasinë e golave të pësuar në miqësoret turke, me shumë sesa sulmi, problem është mbrojtja te të kuqtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *