Bylis “superior”, mposht bujshëm Flamurtarin

0

Si shumë skuadra të Superiores sot, edhe Flamurtari ka zhvilluar një takim miqësor, atë përballë Bylisit. Kryesuesit e Grupit B në Kategorinë e Parë kanë befasuar të besuarit e Ilir Dajës, duke i mundur këta të fundit me rezultatin e thellë, 3-0.

Golat nga Bytyçi, Aliaj dhe Xhixhiua i dhanë fitoren ballshiotëve, që duken në një formë shumë të mirë dhe janë pretendentë seriozë për ngjitjen në Superiore këtë sezon.

Daja hodhi në fushë një formacion jo të plotë, duke lënë jashtë emra si Bushiç e Kale. Gjithsesi, kuqezinjtë nuk zhvilluan një ndeshje pozitive dhe me gjysmën e dytë të sezonit që po afron shumë shpejt, duke se tekniku Daja ka ende punë për të bërë.

Miqësore, 16 janar 2019, ora 14:00, Ballsh

Bylis – Flamurtari  3-0
Shënues: Bytyçi (p), Aliaj, Xhixhiua

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Deliaj, Polozhani, Musta, Useini, Mustafa, Batha, Rrapaj, Torasa, Ribaj Trajner: I. Daja

U aktivizuan: Qirko, Ymeraj, Diamanti, Mucollari, Ziaj, Licaj, M. Qarri, J. Qarri, Haruni, Bushiç

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.