Minutat e fundit e përndjekin edhe te moshat, humbin ndeshjen por fitojnë të ardhmen

0

Shqipëria U-20 ka humbur me rezultatin minimal 0-1 në “Elbasan Arena” në miqësoren e sotme të luajtur ndaj 20-vjeçarëve të Kroacisë. Megjithëse nuk kemi arritur të fitojmë ndeshjen, këmi mundur të fitojmë një lojtar me potencial të madh për të ardhmen.

Bëhet fjalë për Rezart Ramën, për të cilin u bë një luftë e madhe edhe nga fqinjët e Greqisë, por në fund vendosi të vishej kuqezi. Futbollisti shqiptar ka qenë i pakalueshëm për kundërshtarët gjatë 60 minutave që ishte i pranishëm në fushën e lojës, duke ofruar një siguri të madhe për prapavijën, pa lënë pa përmendur edhe elementë të tjerë të Shqipërisë apo lojën e zhvilluar nga pjesa tjetër e lojtarëve. Takimi u zhbllokua vetëm në minutën e 83, ndërsa loja ka prodhuar rastet nga të dyja Kombëtaret./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.