Ministri i Mbrojtjes: Ishte e vetmja mundësi

0

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Tomas de Maicier, ka mbajtur një konferencë për shtyp në qytetin e Hanoverit pas anulimit të miqësores Gjermani – Holandë dhe evakuimit të stadiumit “HDI Arena”. “Vendimi është i hidhur, por ishte e vetmja mundësi, sepse mbrojtja e të drejtave të njeriut ka përparësi. Udhëzimet janë dhënë që në fillim të mbrëmjes. Lufta kundër terrorizmit kërkon unitetin dhe bashkimin e interesave. Situata është serioze, unë them vetëm këtë. Ju lutem kuptoni se unë nuk do të komentoj më tej, as konfirmoj gjë, të mos sjell pasoja të tjera. Sigurisht ne nuk jemi të gatshëm për të ndryshuar mënyrën se si jetojmë, e cila do të mbetet e njëjtë. Ne kemi nevojë të shkojmë në stadiume, të shkojmë në dyqane për Krishtlindje apo të shëtisim. Nuk do t’i ndalojmë këto”, – ishte deklarata e De Maicierit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.