“Ministri i mbrojtjes” Gjimshiti fundos Manajn, Piza drejt rënies

0

 

U luajt sot një derbi shqiptar në Serinë B italiane, me Pizën që priste Avelinon, sfidë ku për toskanët fitorja ishte detyrim, për të shpresuar te mbijetesa.

Shumë më i qetë vinte në këtë takim Avelino i Berat Gjimshitit, që në mesjavë mori një lajm të mirë, sepse një gjyq i vjetër për baste të paligjshme u mbyll me vetëm 3 pikë penalizim.

Ato pikë Avelino i ka rikuperuar sot, sepse fitoi 1-0 me gol nga Laverone në fillim të pjesës së dytë.

Goditje shumë e rëndë për Pizën e Xhenaro Gatuzos, sepse tashmë rënia në Lega Pro është thuajse e sigurt.

Gjimshiti ishte një ndër më të mirët në fushë, duke u vlerësuar me notë 7 e 7.5 në imediat në Itali. “Thjesht i pakalueshëm. Manaj në fillim e Çani më pas vetëm sa e gudulisin. Ndërhyrje të shkëlqyera në mbrojtje që në fillim, më pas personalitet i madh dhe sjellje prej lideri për të 90 minutat. Ministri i mbrojtjes”.

E kundërta për dy sulmuesit shqiptarë të Pizës: Manaj u vlerësua me notën 5, duke mos gjuajtur asnjëherë drejt portës kundërshtare, ndërsa prej minutës së 64-t u zëvendësua nga Çani, i cili nuk përmirësoi asgjë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image