“Ministër” në UEFA, Duka rinis garën

0

Armand Duka ka bërë të ditur se do të kandidojë në zgjedhjet e shkurtit të vitit të ardhshëm për Anëtar të komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Përmes një postimi në “Facebook”, numri një i federatës Shqiptare të Futbollit shpreson që të gjejë një mbështetje sa më të madhe nga federatat e tjera.

Duka ka kandiduar edhe më parë për të qenë pjesë e këtij Komiteti, saktësisht në vitin 2017, duke marrë 22 vota nga 55. Numri një i FSHF-së doli i 9-ti, duke mos arritur për shumë pak vota që të futej në bordin drejtues.

“Miqtë e mi!

Do të jem një nga kandidatët për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Shpresoj që në Kongresin e 43-të që do të mbahet në Romë në 7 shkurt 2019, të ketë sa më shumë federata mbështetëse.

Kandidoj me dëshirën për të përfaqësuar futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla në organin më të lartë të futbollit Europian”.

Miqtë e mi!Do të jem një nga kandidatët për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Shpresoj që në Kongresin e 43-të…

Gepostet von Armand Duka am Dienstag, 11. Dezember 2018

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.