MINIFUTBOLL | Kombëtarja mposht Kroacinë, mbyllet turneu miqësor (VIDEO)

0

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit e ka mbyllur me fitore pjesëmarrjen në turneun miqësor “Nations Games”. Kuqezinjtë mundën kombëtaren kroate me rezultatin 3-1. Kjo ishte hera e dytë që Shqipëria përfaqësohet në një turne ndërkombëtar të minifutbollit. Një vit më parë kombëtarja debutoi në Europianin “Kiev 2018”.

Krahas ndeshjes me Kroacinë, Shqipëria u ndesh me Bosnje-Hercegovinën dhe Hungarinë, dy ekipe këto që konsiderohen ndër përfaqësueset elitare në këtë sport. Takimi me Bosnjën u mbyll me fitoren 1-0 të boshnjakëve, ndërsa ndeshja ndaj u hungarezëve u mbyll me rezultatin 1-1.

 

Lojtarët e përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë turne kanë qenë pjesëmarrrës në edicionin e dytë të kampionatin të minifutbollit amator, garë kjo ku morën pjesë 14 ekipe dhe mbi 130 lojtarë.

 

Shqipëri 3 – 1 Kroaci
Shënues: Leci 9’, Matraxhi 25’, Biba 41’

Shqipëri 1 – 1 Hungari
Shënues: Shima

Shqipëri 0 – 1 Bosnje-Hercegovinë

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.