“Minga u shpall lojtari i shekullit”, Lundra me ironi për Tiranën: Votim me 800 veta, aq tifoza ka lagja ime

Tirana e ka gjetur mënyrën për të mbajtur aktivitetin e saj në rrjetet sociale, ashtu si edhe disa klube të tjera, duke sjellur në kujtesë video të vjetra nga ndeshjet e bardhebluve. Por në ndryshim nga të tjerët, mbeten edhe më afër me tifozët, për shkakun se 100-vjetori i lidh më tepër dhe shpeshherë ka edhe votime që do të shënojnë në histori.

Përshembull një prej tyre ishte edhe zgjedhja e lojtarit të shekullit. Pasi njerëzit komentuan në faqen e “Facebook” për afro 10 ditë, u zgjodh Arben Minga për t’u nderuar në këtë mënyrë. Rreth 800 votime ishin në total nga ana e tifozëve të këtij klubi, por kjo mënyrë e ndarjes së vlerësimit nuk i ka pëlqyer gazetarit të njohur sportiv, Dritan Lundra. Ky i fundit shprehet se me aq pjesëmarrje mund të jetë vetëm një lagje e Rrugës së Fortuzit, prandaj një skuadër me kaq shumë histori duhej të kishte gjetur një tjetër mënyrë vlerësimi. /Klaudio Ndreca-Sport Ekspres/