Bucks tregojnë forcën, Hornets të papërmbajtshëm me Walker

Milwaukee Bucks ka treguar edhe njëherë forcën dhe këtë e ka bërë ndaj një ekipi si Denver Nuggets, që së fundmi po përjeton një moment krize. Humbja e shtatë për ta, teksa e kishin të pamundur të përballonin Giannis Antetokounmpo (29 pikë, 12 rikuperime, 6 asiste) dhe Eric Bledsoe (23 pikë, 5 asiste, 5 rikuperime). Bucks triumfuan 104-98 dhe gjithçka ndodhi me përmbysje, pasi Nuggets në gjysmën e parë të lojës kishin shënuar dhjetë pikë më shumë. Vendasit reaguan dhe në fund fituan.

Los Angeles Clippers po bën mirë dhe këtë herë ka mposhtu Atlanta Hawks me rezultatin 119-127. Një ndeshje e fituar në periodën e katërt, kur Clippers shënuan 15 pikë më shumë se kundërshtari. Një lojë e mirë në grup, teksa ishin 6 basketbollistë që shënuan më shumë se 10 pikë. Spikatën Montrezl Harrell dhe Tobias Harris, me 25 dhe 24 pikë të shënuara.

Memphis Grizzlies ka ulur me këmbë në tokë Dallas Mavericks, duke i mundur 98-88. Mike Conley Jr. me 28 pikët e shënuara udhëhoqi skuadrën e tij drejt triumfit. Detroit Pistons kanë bërë detyrën kundër Cleveland Cavaliers, teksa regjistruan një fitore 113-102.

Kemba Walker ishte i papërmbajtshëm dhe i dha fitoren Charlotte Hornets kundër Boston Celtics. Plot 43 pikë të shënuara prej tij dhe fituesi u vendos në periodën e fundit. Indiana Pacers është në rrugën e duhur dhe këtë herë ka mposhtur 121-94 Utah Jazz. Një ndeshje e dominuar prej tyre.

Philadelphia76ers nuk e nisi mirë kundër Phoenix Suns, por në fund triumfoi 119-114. Devin Booker shënoi 37 pikë për miqtë, kurse Joel Embiid për 76ers 33 pikë dhe regjistroi 17 rikuperime topash. Rezultat pozitiv edhe për New Orleans Pelicans, që mposhtën 140-126 San Antonio Spurs.

Anthony Devis shënoi 29 pikë, ndërkohë që kontribut të vyer dhanë edhe Jrue Holiday (21 pikë), E’Twaun Moore (24 pikë) dhe Julius Randle me “triple double” (21 pikë, 10 asiste, 14 rikuperime). Sacramento Kings ka fituar 117-113 vetëm në fund kundër Oklahoma City Thunder. Për këta të fundit nuk mjaftuan Russell Westbrook dhe Paul Goerge, me 29 dhe 27 pikë të realizuara.

Charlotte Hornets-Bosto Celtics 117-112
Detroit Pistons-Cleveland Cavaliers 113-102
Indiana Pacers-Utah Jazz 121-94
Philadelphia76ers-Phoenix Suns 119-114
Atlanta Hawks-Los Angels Clippers 119-127
Memphis Grizzlies-Dallas Mavericks 98-88
Milwaukee Bucks-Denver Nuggets 104-98
New Orleans Pelicans-San Antonio Spurs 140-126
Sacramento Kings-Oklahoma City Thunder 117-113

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *