Milot Rashica, “Kajehon” i ri në duart e Kontes!

0

Fjalët e dikurshme të De Biazit po dalin, ndërsa do të jetë në dorën e Kontes nëse dëshiron ta marrë në Londër te Çelsi, që është “pronarja” e Viteshes, në një farë mënyre

Pas 125 vjetësh histori që prej themelimit, në Arnhem (Geel en Zëart) verdhezinjtë e Viteshes kanë fituar trofeun e tyre të parë, Kupën e Holandës që ia “rrëmbyen” AZ Alkmarit në “De Kuip” të Roterdamit. Protagonist i kësaj sfide, ish-sulmuesi i Sporting Lisbonës, Van Volfsvinkel, por sigurisht që në sy ka rënë kosovari Milot Rashica. Një provë e bërë prej tij, tre vjet më parë, nga Vushtria e Kosovës në Holandë, bëri që futbollisti 21-vjeçar tashmë të jetë bast i fituar. Napoli po e ndjek prej kohësh dhe Xhani de Biazi, përpara se të vendoste për të mos e marrë në Europian me Shqipërinë, i thuri elozhe.

Sipas medieve holandeze dhe jo vetëm, po flasim për një Hoze Kajehon të ri: i shkathët në 1 kundër 1, deri tani 4 gola dhe 12 asiste. Edhe pse Napoli e disa skuadra të tjera e duan, do të jetë në dorën e Antonio Kontes që të vendosë: sepse Çelsi, duke qenë se Abramoviç është pronar edhe i Viteshes, ka të drejtën të marrë çdo talent që shpërthen në Arnhem.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image