Milot Rashica është idhull te Verderi, merr vlerësimin e radhës

0

Milot Rashica bëri një sezon të shkëlqyer në Gjermani me skuadrën e Verder Bremenit. Ylli i Kosovës pati një nisje të ngadaltë, por në muajin janar e deri në fund të sezonit, bëri ndeshje fantastike, duke shënuar një numër të madh golash dhe duke i dhënë pikë shumë të rëndësishme ekipit jeshil.

Sot, pas takimit miqësor kundër Evertonit, Rashica është vlerësuar me çmimin “Lojtari më i mirë i sezonit 2018-19”, çmim për të cilin votuan të gjithë tifozët e Verder Bremenit. Drejtuesit e klubit gjerman thanë se ky çmim është mëse i merituar për Rashicën, i cili i premtoi dhe besnikëri Verderit, duke vendosur të qëndrojë në Gjermani.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.