Milot Rashica ‘beniamin’, te Verderi i plotësojnë dëshirën

0

Milot Rashica ka bërë sezonin e tij më të mirë në karrierë. Jo vetëm me Verder Bremenin në Bundesligën gjermane, por dhe me përfaqësuesen e Kosovës, si ne UEFA Nations League, ashtu dhe në kualifikueset e Euro 2020. Sulmuesi anësor ka treguar klas dhe cilësi të lartë këtë sezon, duke bërë që disa skuadra të interesohen për të.

Në janar, flitej për një kalim të dardanit te skuadra angleze e Kristal Palas, që militon prej disa vitesh në Premier League. Edhe tani në merkaton e verës, ka oferta për sulmuesin e Kosovës, por duket se Rashica ka vendosur të qëndrojë te Verderi, të paktën dhe për një sezon.

Si çdo prag fillimsezoni, skuadrat e nisin gjithçka nga e para, që nga faza përgatitore, deri te uniformat e reja dhe numrat që futbollistët do të mbajnë në fanellë. Rashica mbajti numrin 11 te Verderi sezonin e shkuar, por sezonin e ri, skuadra gjermane i ka plotësuar dëshirën për të mbajtur në shpinë fanellën me numrin 7, atë që mban dhe te përfaqësuesja e Kosovës. Duket se Rashica ka gjetur klubin perfekt dhe është ambientuar mjaft mirë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.