Milot Rashica apo Arbër Zeneli? Sondazhi i faqes irriton keq lojtarin e Reims: Vetëm në Kosovë ndodh! Nuk më intereson fare

Nga Klaudio Ndreca

Në këtë kohë të pandemisë dhe kur tifozët kanë qendruar pa futboll, faqe të ndryshme sportive kanë hapur sondazhe për të mbajtur aktivitetin e tyre. Ashtu siç kanë bërë edhe profilet zyrtare të klubeve, duke sjellë në kujtesë ndeshjet e shkuara.

Por gjëra të ngjashme nuk janë pritur aspak mirë nga ana e lojtarit shqiptar të Reimsit, Arbër Zeneli. Në një sondazh të krijuar dhe teksa kërkojnë që ta krahasojnë me Milot Rashicën, për të parë pëlqimet e tifozëve karshi tyre, ka pasur një dominim të sulmuesit të Ëerder Bremen me 70% të votave.

Kjo ka irrituar tërësisht Zenelin që ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke kërkuar që të mos ketë më sondazhe të tilla pasi fusin përcarjen dhe nuk shërbejnë për frymën e grupit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *