Milner mendjen te kupa, jo Liga e Kampioneve

0

Xhejms Milner pritet të jetë kapiteni i Liverpulit në finalen e madhe në Ligën e Evropës kundër Seviljes sonte në mbrëmje në Bazel. Do të jetë numri 7 që do të udhëheqë të kuqtë në kërkim të trofeut të vetëm sezonal. Duke folur në prag të finales, mesfushori i Liverpulit ka deklaruar se për të më i rëndësishëm është trofeu se sa ajo çfarë vjen pas tij bonusi për një biletë në Champions në sezonin e ri. “Liga e Kampioneve duhet parë vetëm si një bonus, një shpërblim tjetër, por në realitet nuk kemi menduar shumë për Championsin. E rëndësishme është të fitosh trofe. Në rrugën tonë drejt finales kemi eliminuar shumë skuadra të mëdha si Mançester Junajtid apo Dortmundi dhe tani në finale na pret një tjetër ekip i madh. Ne po mendojmë vetëm për trofeun, për të pasuruar edhe më shumë historinë e Liverpulit në Evropë. Championsi vjen më pas”- ka thënë Milner.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image