Milluoll F.C, në origjinën e “të izoluarve” nga Anglia!

0

Përgatiti: Anton Cicani

Si mund të bëhesh i njohur kur në 132 vjet histori nuk ke fituar kurrë asnjë trofe? Sigurisht, për një kronikë të famshme në gazeta, jehonë mediatike në tv apo sepse tifozeria që të mbështet është më e tmerrshmja thuajse në rang botëror. Aq sa të detyrojë edhe shtetin të vendosë një dorë të hekurt për të ndryshuar rregullat dhe për të bërë revolucionin e madh që tashmë merret si shembull nga shumë vende të tjera. Familjarë, fëmijë, të vjetër por edhe shumë femra. Sot, në stadiumet angleze “të mbushet” syri, por përpara shumë vitesh nuk ishte kështu, përkundrazi, ishte krejt e kundërta… “Meritë” e atyre, grupimit më të vjetër huligan të njohur në Britaninë e madhe, ndryshe të quajtur “Bushwackers”. Huliganët e Milloullit, një ndër skuadrat e Londrës që “kacavirret” mes kategorive të ulëta prej vitesh dhe që i duhet të luftojë në çdo ndeshje sikur të ishte finale.

Sigurisht, Milluoll FC për pjesën më të madhe është thjesht një emër dosido, por jo për ata që jetojnë në lagjen famëkeqe pranë lumit Tamiz. Dhe, për të kuptuar se çfarë do të thotë të përballesh me një tifozeri me të cilën nuk mund të bësh asnjë shaka por duhet ta marrësh seriozisht, mjafton një video 10 sekonda e publikuar në Youtube, teksa përpara derbit ndaj Totenhamit në “White Hart Lane”, e vlefshme për Kupë, një tifoz i “Spurs” provokon marshimin e tyre… Përgjigjia? Një grusht, të fortë, të saktë, që e hedh K.O. Me ata, të çmendurit e Milluollit, duhet të matesh mirë. Pikërisht për këtë arsye, forcat e policisë, kishin bllokuar lagjen e Totenhamit ditën e diel. Në fushë është një tjetër histori, jashtë saj një tjetër. Kështu konsumohet futbolli në ato anë, ose të paktën, kështu është parë në të shkuarën, në vitet ’70-80. Sigurisht, për të kuptuar Milluollin dhe tifozerinë e tij, të duhet më shumë se sa një libër. Kanë provuar shumë ta tregojnë, madje një agjent sekret i policisë, i kamufluar te “Firm”, ultrasit e bardhebluve, do të përjetonte ato që sipas tij “s’do të mund t’i kisha imagjinuar kurrë!”. Por, le të nisim historinë e jashtëzakonshme të një lagje që do të kthehej tmerri i të gjithëve në Angli. “Në ato anë, edhe nëse të bie rruga, duhet të hapësh sytë katërsh”.

Në Ishullin e Qenve  – Potere dhe zhurma e vinçave, erë e athët e gomave të bërë pirg, bloza që rri pezull dhe tingujt e largët e një anije që është afruar në port dhe është gati të shkarkojë mallin . S’jemi në Mançester, por në një provincë të vogël të largët të Atlantikut: disa km larg Londrës. Jemi në “Ishullin e Qenve”, Isld of Dogs. Atdheu i një fenomeni që ndoshta nuk njehtë ngjashëm në Europë, Milluoll F.C dhe Firm.

Mirë se vini në “ferr”

“Dhomat e zhveshjes të skuadrës mike janë si një burg: pa dritë, pa dritare. Banjot janë të tmerrshme. Më pas, del në fushë për t’u përballur me Luanët. Dhe, sapo shkel fushën, të gozhdojnë me shikim, ndërsa nga tribunat ngrihen fyerje dhe kore nga më të ndryshme. Por, kur qëndrova për pak kohë, u dashurova pikërisht për atë atmosferë. Është një resurset tona më të mëdha”. (E.Dunfi). Fjalët e një kronisti që i është huazuar futbollit, irlandezi Emon Danfi, që gjatë karrierës së tij mediokër si futbollist profesionist është gjendur duke u përballur, në fillim, si kundërshtar dhe më pas duke u bërë pjesë e asaj skuadre ekstreme që ka shtëpinë në të vjetrin “The Den”, impianti i frikshëm.  Pra, mendime dhe fjalë të atij që ka jetuar në të dy anët e barrikadës, që idealist ndan Ishullin e Qenve me pjesën tjetër të botës… Sigurisht, duke folur metaforikisht në gjuhë futbollistike.

Sepse Milluoll do të thotë profili i gjallë dhe katror i “The Den”, me skuadrën që pret, e cila në më shumë se 100 vjet histori s’ka fituar asgjë. Por është simbol – para së gjithash – i një historie lagje.

Një lagje unike, vendimtare në zhvillimin e një klubi dhe tifozerisë së tij të frikshme, siç e treguam edhe në fillim të historisë. E njohur për grushtet, litrat e birrës, dhunës në rrugë; ajo për të cilën shumë pak njihet origjina dhe arsyet historike të një fenomeni të papenetrueshëm ndaj metamorfozës së epokave.

Të panjohurit e njohur

Milluoll mban këtë rekord unik: nga viti 1885 nuk ka fituar kurrë asgjë, bëhet fjalë për një skuadër të kategorisë së dytë apo të tretë, por njihet në të gjithë Europën. Duket si një paradoks, por s’është i tillë. Sepse, nëse s’do të ishte për tifozerinë e saj, “firm”, që ndez kronikat dhe shpirtrat duke mbajtur emrin “Luanët”, atëherë sigurisht që s’do të ishte cituar qoftë edhe njëherë në kronika…

Janë, padyshim, tifozeria më e organizuar dhe ekstremiste e Mbretërisë së Bashkuar. Motivi, sigurisht, kërkon një analizë historike-sociologjike dhe një kthim mbrapa në kohë. Në kohën e revolucionit industrial, e “Xhek Kasapit” dhe mole të mbipopulluara me anije e mallra.

Image result for millwall fans isle of dogs The firm

Revolucioni industrial  

Në kaosin e zymtë të Londrës viktoriane është një zonë që, më shumë se të tjerat, është emblema e revolucionit industrial që është duke u zhvilluar: të ashtuquajturit mole. Një zonë në jug-lindje të qytetit që “thith” çdo lloj forme tregtie dhe aktiviteti portual, duke vepruar si një pikë grumbullimi, rafinimi dhe shkëmbimi mallrash që importohen dhe eksportohen nga, në atë kohë, porti më i madh i botës.  Është një gadishull toke që, me kalimin e kohës dhe me rritjen eksponenciale të shkëmbimeve, shndërrohet një ishull me emrin e veçantë: Ishulli i Qenve. Harrojeni Londrën me kostume dhe kapele cilindër, ajo e borgjezisë së lartë, aristokracisë. Këtu atmosfera është e gjallë por një ferr. Dhe do të jetë për disa qindra vjet. Tymra dhe vajra përpunimi miksohen me incidente të çdo natyre, turne pune masakrues dhe niveli higjenik-sanitar i denjë për një vend mesjetar janë kushtet bazë: zanafilla dhe themelet e një lagje që do të merrte më pas emrin “Milluoll”.

Image result for Millwall fc

Lagjia në hije

I ndërtuar me shpejtësi, duke shfrytëzuar zhvillimin komercial të gjysmës së viteve ‘800: kuadrati jo i rregullt që ndan lagjen e Milluollit është një linjë e  moleve që vazhdojnë të zgjerohen. Që prej themelimit ka si synim të vetëm zhvillimin komercial. Nuk ka hapësirë për gjëra të tjera, përveç se një numër të madh tullash të kuqe të vendosura drejt, ose ndryshe “shtëpi popullore”.

Në hije të një porti dhe miniere të madhe. Kjo pjesë e banuar e Ishullit të Qenve lind dhe përfundon këtu. Esencial, e zymtë, e zhurmshme.

Dhe, sidomos jashtë çdo lloj pëlhure tjetër ekonomike, sociale dhe madje edhe gjuhësore. Sepse nga këto anë flitet me një theks të çuditshëm, që vjen nga veriu. Punëtorët dhe banorët e lagjes janë pjesa më e madhe skocezë.

Si në Alkatraz

Të ndryshëm në një vend, sidomos. Të fundit ndër të fundit. Ndenja e vetë-mjaftueshmërisë dhe përbuzjes për të huajin është krijuar bllok dhe zhvilluar në kushte të veçanta, theksuar nga fakti se qyteti – me ndërtesat elegante dhe një rritje prospektive – është një thelb i paarritshëm nga toka.

Eshtë një skenar që të kujton më shumë Alkatrazin (ish-burgun famëkeq në San Fransisko) se sa “Hyde Park” (Parkun e gjelbër të qytetit) apo “Regent Street” (një ndër rrugë më të bukura të Londrës). Por, të paktën deri te Lufta e Dytë Botërore, ishulli është një pikë referimi kryesor për ekonominë londineze dhe emigracioni rritet njëkohësisht me aktivitetin tregtar. Nuk është Ishulli i Uajt, por ka shumë punë, gjithsesi.

Post bombardimet

Deri te prania e tyre avionëve dhe bombardimet, me kryqin svastik. Bombarduesit lëshojnë gjithë “urrejtjen” e tyre ndaj porteve të Londrës dhe pikërisht këto mole janë më të goditurit. Gjermanët shkrumbojnë çdo gjë, duke lënë vetëm rrënoja. Rindërtimi është i imponuar dhe i financuar nga qeveria angleze. Kështu, “docklands”, pra “tokat portuale” kthehen të jetojnë. Ishulli i Qenve jeton një brom që do të sjellë modernizmin e madh urban të vitit 1967. Dhe, në gjithë këtë “boom” ekonomik, një lagje duket sikur ka mbetur në vend: Milluolli. Aty ku papunësia, zymtësia, urrejtja ndaj sistemit dhe degradimi janë bashkëmoshatarë.

Krenaria e varfërisë

Ai popull që menjëherë kishte themeluar një gjë të vetme: skuadrën e futbollit, Milluoll F.C. një klub anormal që në debutimet e tij. Kanë një luan si simbol dhe luajnë në një stadium të parregullt, madje edhe me arkitekturë të gabuar, por që vështirë të dalësh si fitues pa marrë me vete kujtimet më të tmerrshme dhe atmosferën e pazakontë. Janë, pra, një skuadër e dëbuar. Krenarë të kushteve të tyre dhe masave punëtore, tifozët e Milluollit konfigurohen, që prej periudhës së shpërthimit të artit, kulturës dhe tendencave në Londër, si dëshmitarët e fundit të një civilizimi industrial që snobohet nga të gjithë. Izolimi fizik dhe social krijohet në mënyrë progresive;  është një revoltë kundër shtrembërimeve të botës fqinje: atë të titujve të nëntë kolonave në tabloide. Këtu s’ka lluks, aq më tepër rroga miliarderësh apo “maxhordomë”. Jo, zotërinj, në Milluoll ekziston klasa e vetmuar e punës, e cila ka humbur shpresën së bashkë me molet e tij.

Makineritë ndalojë, kantieret detare mbyllen dhe lagjja është gjithmonë e më shumë një tokë dëshpërimi social. Një dëshpërim ekonomik. i radhës. Dhe, këtë herë, më i vështirë për t’u kaluar dhe përballuar se sa epoka post-bombardimeve gjermane.

Në këtë kontest lind miti i zonës në jug-lindje të Londrës, ai territor indian ku është e pamundur që të respektohen rregullat civile. Dhe kështu formohen dhe marrin pushtet bandat e keqbërësve. Janë “qen vjedhjesh” që kontrollojnë një fetë të madhe të qytetit, në një kënd të errët dhe me erë të keqe.

Image result for millwall fans isle of dogs The firm

Të urryerit e përjetshëm

Në jug të Londrës, përreth Ishullit të vjetër të Qenve, veprojnë Riçardson, “banda kriminele” që i kundërvihet asaj të East End: “Kray”. Fundi i Lindjes (East End) kundër Ishullit të Qenve (Island of Dog) dhe rrethinave përreth. E thënë më shkurt: Uest Ham kundër Milluollit. Lindi kështu rivaliteti ekstrem në futbollin anglez. Për të thënë të vërtetën, që në kohët e depresionit të madh, një episod që ndezi shpirtrat e punëtorëve në lindjen londineze, kur skocezët e Milluollit prishën paktin e grevës së punëtorëve portualë, duke u prezantuar në punë në ndryshim nga kolegët e tjerë përkrah Tamizit. Por, nëse greva ishte një mënyrë lufte mes grupeve portuale në kushte pune çnjerëzore, ajo që ndodhi në fund të viteve ’60 ishte një “kërcim” cilësie konceptuale. Dy tifozeritë njihen si “gangot” e kundërt dhe, edhe pse vija e gjakut mes Kreit dhe Riçardsonëve përfundon në pranverën e vitit 1967, dy tifozeritë marrin simbolikisht stafetën dhe trashëgiminë e kësaj urrejtje, duke u organizuar. Hapet kështu sezoni i huliganëve, të paktën dy dekada rivaliteti që shtyhen deri në paradoks dhe episode të famshme. Nga një anë të shpërndarët e moleve, në anën tjetër punëtorët popullorë të lindjes së Londres. Do të lindin nga konfrontimet e viteve ’70, Inter Firm City dhe The Bushëackers, dy tifogrupet huligane më të pakontrollueshëm të Anglisë.

Eshtë një sfidë pafund, duket si një film, por s’është ashtu. Skenari i rivalitetit sportiv, zemërimi shtypur, konfrontim urban me atletet karakteristike “sneakers” dhe zhgënjimi i papunësisë dhe mungesës së shpresës, e kthyer në një urrejtje dhe dhunë që del nga çdo por i lëkurës.

Image result for millwall fans isle of dogs The firm

Mos shkoni nga ato anë…

Nëse do t’iu bjerë rruga në Londër, përpiquni që të pyesni se ku ndodhet “The Den”… Në fillim do t’iu shohin shtrembër, ndërsa më pas do t’iu pyesin: çfarë kërkoni aty?! Stadiumi i Milluollit është ndër më të frikshmit në Angli. Nuk është i pushtuar nga fantazmat. Jo, Jo! Askush nuk vjen me dëshirë në këtë impiant. “Millwall Roar” kthehet në pak vjet një tregim metropolitan, një legjendë që kalon si telefon i prishur, i pasuruar me histori që qarkullojnë rreth atij impianti të mallkuar dhe të frikshëm. Aty ku padronët janë “Bushëackers”, tifozeria që nëse do t’i jepej mundësia, do të dilte në rrugë të grushtonte çdo tifozeri tjetër në botë për të mbrojtur lagjen e tyre. Këtu lind koncepti “skinhead”, pra të famshmit “kokëqethurit” – i lindur si një lëvizje e majtë dhe e bashkimit të minorancave, mes ekstremistëve nazistë.

Ja pra, çfarë ndodh në anët e Milluollit dhe në pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar, sa i përket klasës punëtore, e shtrydhur nga çdo formë lirie. Aty ku rritet pakënaqësia për disnivelin e klasave. Në këtë panoramë socio-politike, tifozët e Milluollit recitojnë pjesën e Luanit. Janë ndryshe nga të tjerët, janë të urryer nga të gjithë.

Image result for millwall fans isle of dogs The firm

Kundër të gjithëve

Lindin kështu vargjet që i kanë bërë të famshëm: “No one Likes Us, We Don’t Care” (Asnjë s’na do. S’na intereson”). Nuk kanë asgjë për të humbur. Vënë në provë autoritetet dhe zhvillimin e ndeshjeve në transfertë. Dhe, pikërisht në fillim të viteve ’80 lind një term i njohur në gjithë Anglinë: Millwall’s Brick’. Tulla e Milluollit: gazeta të rrotulluara shumë herë dhe të presuara, deri sa kthehen në një armë trup më trup. Është firma e Bushwackers.

Në gjithë këtë panoramë, lagjja përreth “The Den”, stadiumit të tmerrit, favorizon gjithçka: rrugë të ngushta, ura të vogla, shpeshherë pa ndriçim. Është pikërisht në këtë periudhë që lind miti i “Cold Blow Lane”: rruga që përfaqëson konceptin “ne s’kemi frikë askënd”, një himn i grupimit “Bushwackers”. Praktikisht: nëse kaloni aty, do të dilni me hundë të thyera, gjak kudo dhe shqelma e grushte pafund. E gjitha kjo, teksa skuadra bardheblu “lundron” në pozita anonime në divizionin e dytë. Edhe futbolli, në këto anë, duket se pasqyron kushtet ekzistenciale të mosbesimit dhe mungesës së tolerancës. Milluoll ëstë një skuadër që luan futboll ashtu sikurse tifozët e saj konfrontohen jashtë stadiumit. Topa të gjatë, dyluftime të ashpra, përplasje, rrëshqitje dhe shtyrje.

Sigurisht, “The New Den”, stadiumi ri, ka lindur vetëm disa hapa larg të vjetrit, por filozofia s’ka ndryshuar: aty do të shahesh dhe mund edhe të goditesh. Fundja, për punëtorët e portit, kjo është e vetmja mënyrë për t’u shtyrë.

Image result for millwall Cold Blow Lane

1966… Lindja e huliganizmit dhe “dora e hekurt” e Theçerit

 

Edhe pse te “The Den”, stadiumi i tmerrit, dhuna ka lindur që në vitet e para 1920-30, sipas medieve angleze, huliganizmi i vërtetë lindi në fillim të Botërorit 1966. Protagonistë, sigurisht, ata, tifozët e Milluollit… Luhej në “Loftus Road”. Milluolli humbiste 6-1 dhe disa minuta nga fundi, për të mos pësuar humbjen, tifozët miq vendosët të pushtonin fushën dhe tentuan të shkonin në drejtim të tifozëve pritës për të ndërprerë takimin. Pushtimi ndodhi, por nuk erdhi ndërprerja. Nga Kuins Park Rejnxhërs në Oksford, e njëjta histori, e njëjta “procedurë pune” për huliganët.

Por, ngjarjet ndoqën njëra-tjetrën dhe në vitin 1978, ndodhi guerilja: Milluoll përballej në “The Den” me Ipsuiç Taun, në një ndeshje të FA Cup. Sherret shpërthyen përreth stadiumit përpara ndeshjes me fansat e skuadrës mike, që u goditën me tulla dhe gurë. Dyluftimi vazhdoi në tarraca dhe më pas në fushë. Të gjithë armët e mundshme u përdorën mes të cilave shufra hekuri, shkopinj, thika dhe shishe qelqi. Milluollit iu mohua pjesëmarrja për dy vjet në FA Cup. Por, dy vjet për një tifozeri që kërkon gjak dhe grushte janë shumë pak… Në vitin 1985, Milluoll përballej ndaj Luton Taun në FA Cup në “Kenilworth Road”. Plot 10 orë guerilje urbane: si jashtë, ashtu edhe brenda stadiumit. Përpara ndeshjes, rrëmuje dhe dyqane të shkatërruara. Gjatë ndeshjes, pushtime fushe, përplasje fizike. Një grupim tifozësh së Milluollit braktisin sektorin e tyre dhe shkojnë drejt “Oak End Stand”, ku qëndronin tifozët vendas. Godasin me monedha, kavanoza dhe gozhda. Në orën 19:00 (45 minuta përpara fillimit), “Kenilworth Road” është i mbushur: 17 mijë spektatorë. 10 minuta nga fillimi, të tjerë tifozë të Milluollit tentojnë të shkojnë në “Bobbers Stand”, por policia i ndalon. Megjithatë, konfrontimi i vërtetë ndodh në “Main Stand”, me incidente. Lojtarët zbresin në fushë dhe pasi shohin çfarë po ngjan, kthehen në tunel. Tifozët e Milluollit thyejnë stolat dhe godasin tifozët vendas. Policia rivendos rregullin dhe, pasi situata qetësohet, nis ndeshja. Por, zgjat vetëm 14 minuta, pasi pushtimi në fushë dhe përballjet në tribuna detyrojnë arbitrin që të drejtojë ekipet në dhomat e zhveshjes. Pas 25’, rinis gjithçka. Luton kaloi në avantazh por në fazat e fundit të ndeshjes frika e një tjetër pushtimi dhe trazirave u rrit shumë. Tifozët tentuan ta ndërpresin, por policia arriti që të mbante kontrollin, deri kur fluturuan sërish stolat dhe njëri goditi një roje sigurie në koke. Portieri i Lutonit u godit në kokë gjithashtu dhe pranë tij u gjet edhe një thikë. Në kohën shtesë të ndeshjes, tifozët miq zbritën në fushë dhe arbitri e ndërpreu përfundimisht. Fitoi Lutoni 1-0 por skuadrat ia mbathën në dhomat e zhveshjes, teksa trajneri i Lutonit, Trevor Hartli i shpëtoi për fije një masakrimi, pasi tifozët e Milluollit e ndoqën. Huliganët thyen të gjitha stolat dhe goditën policinë. 31 policë u gjakosën dhe në total, në fund të ditës, të plagosurit ishin 81 në total. Rreshteri Kolin Kuk u kap në mesfushë dhe u godit me një bllok cementi. Për pak sa nuk vdiq. Kasaphana vazhdoi në rrugët e qytetit, ku u prishën shtëpia, dyqane dhe vetura. Bilanci total: 31 të arrestuar dhe Milluolli u gjobit. Ndërkaq, tifozëve miq iu ndalua transferta nga Luton Taun për 6 vjet.

Por, ajo që do të sillte dorën e hekurt të Margaret Theçerit, kryeministres së Anglisë në atë kohë, ishte tragjedia e “Hillsborough”, më 15 prill 1989, e konsideruar si më e rënda në historinë e sportit britanik: 96 tifozë të Liverpulit vdiqën në Shefilld, në gjysmëfinalen e FA Cup mes “Reds” dhe Notingam Forestit, të shtypur. Prej aty, vendimi: asnjë klub anglez s’do të merrte pjesë në Europë, nisur edhe nga tragjedia e konsumuar në Belgjikë, “Heysel”, në finalen mes Juventusit dhe Liverpulit. Aty nisi një epokë tjetër në Britani, ajo e spastrimit të huliganizmit, që megjithatë s’është asgjësuar plotësisht. Të paktën, deri sa të shuhen ata, “luanët” e Milluollit, që edhe në sfidën ndaj Totenhamit, përpara disa ditësh, vendosën që të konfrontohen me policinë. Sepse, për ata, pasioni për dhunën do të vdesë kur ajo pjesë e Ishullit të vdesë…

Image result for millwall 1985 Thatcher

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here