Milionat nuk vlejnë asgjë para “Coronavirus”/ Ndizet merkato në Europë, yjet botëror largohen nga Kina

Kina ka investuar shumë në të gjitha drejtimet, ku nuk përjashtohet edhe futbolli. Për shkak të ekonomisë së lartë, futbollistë të njohur dhe yje botërorë kanë zgjedhur të përfitojnë milionat që vijnë nga ky shtet dhe të vazhdojnë atje karrierën e tyre.

Por vendi ishte i papërgatitur për rastin e një epidemie, që po mban në ankth Kinën dhe botën mbarë. Bëhet fjalë për “Coronavirus” që ka sjellë 170 të vdekur deri tani në këtë shtet dhe ku futbolli është shtyrë, pasi është gjëja e fundit që dërgohet në mendje.

Në Kinë ka një shtetrrethim pasi kërcënimi nga virusi vdekjeprurës është shumë i madh. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, kjo gjendje alaramante ka ndezur edhe merkaton në Europë gjatë orëve të fundit. Shumë emra të njohur si Oscar, Paulinho, Dembele, Carrasco, Hulk, Hamshik apo Fellaini janë duke menduar seriozisht largimin e tyre nga Kina dhe për t’u rikthyer sërish në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *