Milinkoviç: Zoti sheh gjithçka, nuk dua të flas shumë

0

Trajneri i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç, është shfaqur tepër i mërzitur në ekranin e Supersportit, pas humbjes kundër Flamurtarit.

“Natyrisht që jemi të mërzitur, por edhe për gjithçka ndodhi sot. Së pari, sot është një ditë feste, ndaj nuk dua të flas shumë, përndryshe do të thosha shumë gjëra. Dominuam në pjesën e parë dhe mund të shënonim gola të tjerë, edhe pas barazimit kishim shanse të shkëlqyera për të shënuar. Nuk dua të komentoj për arbitrin, por për fat ndeshja transmetohet direkt dhe njerëzit e shohin vetë çfarë ndodh. Zoti sheh gjithçka.

“A mungon balanca mes sulmit të shkëlqyer dhe mbrojtjes së brishtë? Mos është kjo arsyeja që renditja nuk është aq e mirë sa duhej të ishte me lojën që bëni?

“Sot mungonin Mutumane e Ramadani, ndaj nuk kishim një numër 6 të mirë që të ruante balancat e lojës, sidomos në pjesën e dytë. Ky ishte problemi ynë sot. Problemi tjetër është se nëse nuk shënon, në futboll ndëshkohesh. Nga ana tjetër, mendoj se ishte një ndeshje shumë e bukur, humbëm 3 pikë, duhet të vazhdojmë të luftojmë.

“Penalltia? Ishte faull kur futbollisti mik u fut në zonë, por pati një faull pro Luftëtarit para hyrjes së lojtarit në zonë.

“A është e vërtetë se në fund të sezonit do të largoheni drejt Kinës dhe a keni pasur probleme me lojtarët? Nuk u largova në shkurt, kur mora një ofertë mjaft të mirë. Duhet të flas me agjentin tim, tani jam i nxehtë dhe nuk mendoj dot qetësisht, nesër do të jem më i qetë. Nuk më pëlqen mënyra si humbëm, lojtarët u munduan shumë. Patëm faj edhe ne, humbëm 3-4 shanse të shkëlqyera në pjesën e parë dhe aty mbyllej loja. Më mungonin 3 lojtarë titullarë, jo një, ndaj është normale që të vuajmë.

“Ofertë nga Partizani? Është hera e parë që e dëgjoj këtë gjë. Unë kam kontratë me Luftëtarin, dua të mbyll sezonin sa më mirë, të sigurojmë mbijetesën dhe të festojmë me lojtarët, që kanë qenë të mrekullueshëm deri tani.

“Në pjesën e dytë u duk se lojtarët e sulmit ndihmonin shumë pak mesfushën. Mendoj se ata u munduan, dhanë gjithçka. Rroca luajti sot i dëmtuar. Njerëzit që shohin nga jashtë, nuk e dinë çfarë ndodh në skuadër. Të gjithë dhanë maksimumin sot, por kur humbet mund të gjesh arsye pa fund për humbjen”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image