Milinkoviç tërbohet me gjyqtarët: Duhej të kishim 60 pikë!

0

Mlladen Milinkoviç nuk di më ç’të thotë, pasi thuajse çdo javë është i njëjti avaz, me Luftëtarin që si pa dashje po lëshon pikë dhe gjithnjë e më shumë sheh vendime të dyshimta nga arbitrat.

“Pashë deri në momentin e golit, pasi kur ata shënuan unë u largova nga fusha ndaj nuk mund të bëjë koment për gjëra që nuk i pashë”, deklaron trajneri serb për Supersportin.

“Pjesa e parë nuk ishte e mirë, e pranoj. Ishim nën trysni të madhe, pasi për shumë lojtarë është hera e parë që luajnë ndeshje kaq të rëndësishme. E dinim që me tre pikë sot siguronim vendin e katërt për Europën dhe ishim me shpresa, por lojtarët nuk i rezistonin trysnisë. Në pushim u munduam t’i qetësonim, mendoj se shihej që luajtëm më mirë në pjesën e dytë. Shënuam një gol por e patë se çfarë ndodhi në shtesë. Asnjë koment, çdokush ka shansin të shohë vetë. Në fillim ishin 5 minuta shtesë dhe shkoi në 7. Vetëm gjyqtari e di pse. E patë edhe golin, në hendboll është mirë kur shënon me dorë, por në futboll jo”.

Gara për vendin e katërt sa vjen e ndërlikohet: “Nuk e di se si do të sillen lojtarët pas kësaj ndeshje, se janë, njerëz kanë ndjenja. Është një goditje jo vetëm në aspektin e futbollit. Shpresoj që me këto 41 pikë të mbijetojmë në kampionat. I llogaritëm edhe sot, por nuk është në dorën tonë. Po të jetë në dorën tonë, Luftëtari do të kishte 60 pikë. Nuk dua të them se kush është përgjegjës, por kemi humbur shumë pikë kështu. Sigurisht janë edhe dy ndeshje të tjera, por kemi provuar që mund t’i fitojmë.”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image