Milinkoviç-Saviç, në kufi të ëndrrës dhe indicja e… Leonardos!

“Milinkoviç-Saviç vështirë se mund të bëhet në këtë moment. E ëndërron gjysma e Europës”… Sigurisht, në krahasim me deklaratën e përpara disa ditësh, sot, drejtori i përgjithshëm i Milanit, Leonardo, ka lënë tifozët të kuptojnë se ndoshta ëndrra mund të bëhet realitet…

Sigurisht, flitet me ndoshta, pasi është një ndër investimet më të mëdha që mund të bëhen ndonjëherë brenda Serisë A, gjatë gjithë historisë…

Lacio ka refuzuar plot 110 mln euro vitin e shkuar dhe 120 mln euro së fundmi, nga Premier League, teksa kërkon të paktë 130 mln euro për ta shitur, edhe pse askush nuk mund të çertifikojë këto shifra.

Me investimin Higuain, gjithçka bëhet e vështirë, edhe pse largimet dhe spastrimet mund të mbushin arkat, nga Kaliniç, te Andre Silva e Baka, pa harruar të tjerë, si Lokalteli apo Bertolaçi dhe Abate.

Përpara nisjes për në Madrid, ku Milani nesër do të përballet me Real Madridin, tifozët kanë ndaluar makinën e Leonardos dhe i kanë kërkuar “na sill Milinkoviç-Saviç”, teksa braziliani ka qeshur…

Në kufi të ëndrrës dhe shpresa kuqezi. Ndoshta, për ta mbyllur merkaton me një bombë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *