Milinkoviç-Saviç në ankand, Reali shtang Juventusin

Sergej Milinkoviç-Saviç është një ndër lojtarët e momentit në tregun botëror.

Serbi konsiderohet një ndër talentet më të mëdhenj në qarkullim dhe Lacio e ka të qartë se sezonin e ardhshëm nuk do ta ketë në përbërje.

Nuk është ndonjë problem i madh për Lotiton, që pret me qetësi ofertat dhe është i bindur tashmë se mesfushori serb do ta pasurojë.

Juventusi është gati të shkojë te oferta 100 milionë euro, por sot lajmi i bujshëm është se Reali është gati të bëjë një ofertë të çmendur: 150 milionë euro Lacios, 5 vite kontratë mesfushorit, me 6 milionë euro në sezon, por me rritje page çdo sezon, edhe në varësi të rendimentit.

Oferta pritet të paraqitet këto ditë, sapo Reali të vendosë edhe për trajnerin e ri, pasi të dy duhen prezantuar së bashku, për të rritur entuziazmin në Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *