Milinkoviç: Peshku i madh ha të voglin, ndoshta nuk na duan në Superiore

0

Mlladen Milinkoviç ishte dukshëm i mërzitur pas ndeshjes së djeshme, humbur ndaj Flamurtarit në mënyrë të pabesueshme, me një penallti tepër të dyshimtë në fundin e takimit dhe pas 90 minutash ku Luftëtari krijoi raste pa fund për shënim.

Serbi foli me gazetarët e pranishëm në stadium dhe si asnjëherë gjatë kohës që ka qenë në Shqipëri nuk përdor më diplomaci: “Me këto që shohim duket se kërkohet që Luftëtari të shoqërojë Korabin për të dalë nga Superliga. Deri tani thuhet se Luftëtari është skuadër simpatike dhe kur e dëgjojnë këtë të tjerët se je kështu i kërkohet të paguajë një çmim. Nuk është vetëm kështu. Peshku i madh ha të voglin. Ju të gjithë, gazetarët dhe mediat, e shikoni këtë që po ndodh me sytë tuaj.

“Një pjesë e fajit është edhe e jona. I dhamë dikujt mundësinë të bënte atë që bëri, ndryshe do kishim shënuar që në pjesën e parë tre gola. Nuk e bëmë këtë dhe e morëm çmimin”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image