Milinkoviç: Nuk po e ndëshkoj Abazajn

0

Trajneri i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç, ruan qetësinë dhe eviton diskutime euforike, pas fitores kundër Tiranës, duke u përqendruar sërish te gara për mbijetesë.

“Mendoj se e merituam fitoren, jam i kënaqur nga paraqitja e skuadrës, që këmbënguli deri në fund për fitore. Presioni ishte i madh, pasi vinim nga dy ndeshje pa fitore në shtëpi. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe tashmë jemi vetëm një hap larg objektivit tonë, që është qëndrimi në Superiore. Tani duket e lehtë, por Tirana ka një skuadër shumë të mirë dhe nuk ishte aspak e thjeshtë. Skuadra e tyre është shumë e mirë, kanë trajner të shkëlqyer dhe na rrezikuan shumë sidomos në pjesën e parë. Goli i parë na zhbllokoi, krijuam lojë e raste, derisa gjetëm golin e dytë. Pasi mbetëm me 10 lojtarë u bë shumë e vështirë.

“Abazaj në stol? Kam folur me të dhe ia kam shpjeguar se tani që është grumbulluar edhe nga Shqipëria U21, e ka marrë sepse ka shkëlqyer te Luftëtari. Ka qenë i dëmtuar për dy javë dhe ia kam shpjeguar që nuk po e ndëshkoj. Thjesht nuk është gati të luajë 90 minuta, ndaj vendosa ta hedh në fushë në pjesën e dytë. Ai është i ri, shumë cilësor dhe jam i sigurt që e ka kuptuar vendimin tim, duke dhënë gjithçka për aq sa luajti, duke ndihmuar skuadrën.

“Mungesat për ndeshjen e ardhshme? Çdo javë kemi mungesa, por grupi është cilësor dhe të gjithë mund të zëvendësojnë këdo. Natyrisht, nuk është e lehtë kur ke mungesa, por Tirana ishte pa shumë titullarë sot dhe luajti shumë mirë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here