Milinkoviç mbush 49 vjeç, pret 3 pikët si dhuratë…

0

Gëzim Beqiri

Stërvitje për më pak se një orë, që i është dashur trajnerit Milinkoviç më shumë për të parë gjendjen fizike të disa futbollistëve, në mënyrë që të bëjë zgjedhjen e duhur për ndeshjen e sotme me Teutën. Bëhet fjalë për disa futbollistë, të cilët gjatë javës së kaluar kanë pasur problem fizike dhe nuk kanë qenë në kondicionin e duhur, veçanërisht Bregu dhe Ramadani, të cilët duket se e kanë kaluar këtë gjendje dhe sot mund ta nisin nga fillimi ndeshjen. Jo tani që po përfundon kampionati, aq më tepër që ka heshtje shtypi, por gjithmonë stafi teknik i Luftëtarit nuk e ka bërë të ditur formacionin e ndeshjes. Me ndonjë ndryshim të vogël, do të jenë po ata futbollistë, që u aktivizuan ndaj Vllaznisë, me përjashtim të kapitenit Beqiri, i cili do të mungojë për shkak kartonësh të verdhë, por edhe Bregu do të aktivizohet nga fillimi. Këto ndryshime konstatohen nga vendosja e titullarëve në njërin grup sa herë që ekipi është ndarë në dy të tillë, kur luan për përvetësimin e skemave dhe vendosjes taktike. Më shumë kujdes i është kushtuar lojës mbrojtëse, ku skuadra gjirokastrite ka gabuar më shumë. Të gjithë presin fitoren sot përballë Teutës, që gjithashtu i duhet patjetër fitorja. Avantazh për Luftëtarin është fakti durrsakët nuk do të rreshtohen me shumë forca në mbrojtje, por kjo është edhe përgjegjësi, pasi vetëm fitorja i jep mundësinë të pretendojë vendin e katërt në përfundim të kampionatit.

DITËLINDJA – Dje trajneri Mlladen Milinkoviç, i cilësuar deri tani si një nga më të suksesshmit e Superligës, kishte 49-vjetorin e lindjes. Përpara fillimit të stërvitjes ai është përshëndetur me të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e tjerë të ekipit. Pas çdo urimi të marrë nga futbollistët dhe gjithë të tjerët, ai ua ka kthyer urimin në tri gjuhët që zotëron, por në të shumtën e rasteve ka folur në shqip: ”Me një fitore nesër!”

Formacioni i mundshëm i Luftëtarit

Miraka – Liçaj, Bojom, Rapo, Zguro – Rapa, Ramadani, Aleksi – Abazaj, Rexhinaldo, Bregu

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here