Milik dhe Hysaj në shënjestër, në Itali nuk i falin

0

Arkadiuz Milik dhe Elseid Hysaj, edhe pse Napoli fitoi kundër Xhenoas me përmbysje në transfertë, janë etiketuar si lojtarët më të dobët të ndeshjes. Mediat në Itali i kanë vlerësuar me notën pesë. Mbrojtësit të kombëtares sonë i rëndon goli i Xhenoas.

Hysaj humbi mbulimin e Kouame, i cili nga pas shpine goditi me kokë dhe e dërgoi topin në rrjetë. Fati i mirë i shkodranit që Napoli fitoi në fund. Nuk kanë munguar kritikat edhe në rrjetet sociale për Hysajn, i cili luajti deri në minutën e 81-të. Malkuit u fut në vend të tij.

Hysaj tani bëhet gati për dy ndeshjet e kombëtares me Skocinë dhe Uellsin. Ndërkohë mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedimet për rinovimin e kontratës. Një ditë më parë është raportuar se gjithçka po ecën në rrugë të mbarë dhe javën e ardhshme pritet të vijë edhe firma mbi marrëveshjen e re, që do të zgjatë deri në vitin 2023.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.