Miliardat e sheikut të Newcastle, yjet e blera do t’i besohen njërit mes Alegrit dhe Benitezit

Nga Klaudio Ndreca

Newcastle pritet të kalojë në duart e sheikut Mohamed Bin Salman. Ky i fundit ka një pasuri “të frikshme”, që do e kthente skuadrën në fjalë të “Premier League” si më të pasurën, madje duke e kaluar ndjeshëm edhe Manchester City.

Paratë nuk do të jenë aspak problem, ndërsa në merkaton e ardhshme Neëcastle do të hidhet në garë për lojtarë të kalibrit Mbape, Griezman dhe Kutinjo. Lista është shumë më e gjatë, por mbizotërojnë pikërisht këto yje.

Shitja e klubit nga ana e pronarit aktual Majk Eshlij pritet që të mbyllet brenda pak ditësh, për të kaluar te princi i kurorës së Arabisë Saudite. Por edhe trajneri nuk do të jetë i panjohur, por i të njëjti kalibri me lojtarët që do të vijnë. Për momentin është Alegri dhe Bentez në garë si më të preferuarit, por pa harruar edhe Pochetinon. /Sport Ekspres/