Milano, qyteti kampion… i abonimeve

Fushatës së abonimeve në Serinë A po i vjen fundi dhe zakonisht analiza e të dhënave tregon se cilat klube kanë vepruar më mirë në merkato, sipas tifozëve.

Në këtë aspekt, kampion absolut është Milani. Klubi kuqezi punoi shumë në merkato këtë verë, e nisi shumë vonë fushatën e abonimeve, për të shfrytëzuar në maksimum entuziazmin e krijuar nga rezultatet e mira dhe blerjet e bujshme dhe shifra e kapur deri tani është 31 mijë, 39,5% e gjithë stadiumit “San Siro”, plot 15 mijë abonime më shumë se një vit më parë. Dhe nuk ka mbaruar ende, sepse fushata e abonimeve të Milanit vazhdon edhe disa ditë.

Milani ka më shumë abonime se Juventusi, por këtu ka diçka që duhet sqaruar: Juve është ndalur te kuota 29,200 abonime, pasi aq është kuota e vendosur nga klubi, duke qenë se stadiumi është më i vogël. Pra, Juventusi ka shitur gjithë abonimet e mundshme.

Po Interi? Nuk ka shifra zyrtare nga klubi, ndaj nuk mund të flitet e siguri, por thuhet se janë rreth 31,000 të abonuar, me një rritje prej 10% nga viti i shkuar.

Lamtumira e kapiten Totit mund të fuste në depresion tifozët e Romës, por ka ndodhur e kundërta. 19 mijë të abonuar vjet, 20 mijë këtë sezon dhe merkatoja zgjat edhe pak ditë.

Lacio kishte 5 mijë të abonuar vjet dhe Lotito u bëri vizitë në shtëpi 11 të abonuarve të ditës së parë. Këtë verë më mirë, 10,000 të abonuar.

Te skuadrat e vogla, Juventusin e bën Atalanta, që ka shitur gjithë abonimet, 67,6% e stadiumit. Edhe Spali për rekord, mbi 8 mijë të abonuar

Emrat e njohur si Torino (12 mijë), Samp (16 mijë), Xhenoa (18 mijë) e Bolonja (13 mijë) janë në nivele të larta abonimesh, ndërsa Krotone e Kievo, me nga 7 mijë të abonuar, mund të festojnë, sepse kanë lënë pas Napolin! Vetëm 6 mijë të abonuar në Napoli, ashtu si vitin e shkuar, nuk dihet arsyeja reale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *