Milanit i tha “jo”, Maldini nis punë te kombëtarja

0

Për arsye të ndryshme, disa të qarta e disa të errëta, Paolo Maldini refuzoi ofertën për një post drejtues në Milanin e ri, të kinezëve.

Që prej ndarjes nga futbolli, Maldini nuk ka pasur asnjë rol në botën e futbollit, por në orët e fundit po qarkullon një lajm i bujshëm.

Sipas Sky Sport, Maldini është zgjedhur nga Federata Italiane e Futbollit për rolin e Team Manager, Manaxherit të Skuadrës Kombëtare.

Vetë Maldini nuk ka folur ende zyrtarisht, në lidhje me ofertën për rolin që deri tani e ka mbajtur Lele Oriali. Ky i fundit do të jetë kryetar i delegacionit “axurr” në Europianin U-21 në qershor dhe më pas do të kthehet tek Interi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.