Milaniç: Nuk ka vend për krahasime, e vështirë dhe … e lehtë

0

Maribori është gati të përballet me Partizanin, ndërkohë që sot kanë dalë para mediave trajneri Darko Milaniç dhe mbrojtësi Mitja Viler. Ky i fundit, shkurtimisht tha: “Është ndeshja e parë dhe kushtet atmosferike janë të ngjashme për të gjithë. E dimë zonën gjeografike dhe kushtet janë të njëjta. Temperaturat janë normale”. Kreu i pankinës u zgjat më shumë, duke folur për Partizanin, por edhe për merkaton e mundshme te të kuqtë.

A e njihni ekipin e Partizanit dhe si e pritët shortin?
Ne mendojmë se është një kundërshtar i lehtë, por edhe i vështirë. E kemi parë ekipin, si dhe kemi parë edhe ndeshjen miqësore në Ohër. E dimë që kanë ndryshuar trajner.

Duke qenë se keni luajtur me Kukësin dhe keni fituar me rezultatin 4-0, a e bën kjo më të thjeshtë ndeshjen?
Ne nuk bëjmë krahasime me atë ndeshje, pasi ishte përgatitore. Nuk mund të nxjerrim konkluzione.

Duke qenë se jemi në periudhe merkatoje, a mund të themi se mund të shërbeje pak edhe për merkato nëse u pëlqen ndonjë lojtar nga Partizani?
Partizani ka lojtarë kualitativ, por kjo është detyrë e menaxherëve të klubit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.