Milani vuan, por bëhet i VARur nga Andre Silva

0

Emocione pa fund e përmbysje pa fund në San Sitro, ku Milani ka mundur 3-2 Kievon, [por ka vuajtur deri në frymën e fundit.

Kuqezinjtë kërkonin të mbanin ritmin e skuadrave mbi vete dhe fitorja ishte detyrim. U bë e lehtë në letër, kur Çalhanoglu shënoi që në minutën e 10-të.

Megjithatë, në minutat 33 e 34 Kievo goditi dy herë, fillimisht me Stepinskin dhe më pas me një gol fantastik nga Ingleze.

Në pjesën e dytë Milani u hodh i tëri në sulm dhe në minutën e 53-të VAR u bë protagonist: goditja nga distanca e Bilias, grushtim nga Sorrentino dhe Kutrone nga pak metra shënoi, duke bërë që loja të ndalej për konsultim me arbitrin shtesë, që konfirmoi golin e rregullt.

Më pas u fut Andre Silva dhe pikërisht portugezi gjeti golin vendimtar të ndeshjes në minutën e 82-të, kur në një goditje nga këndi doli i vetëm me portierin në zonë dhe nuk fali. Sërish portugezi, ashtu si një javë më parë ndaj Xhenoas, dhe sërish në fundin e ndeshjes!

Në fund Milani humbi edhe një 11-metërsh me Kesie: sërish VAR vendimtar për vendimin e arbitrit, por Sorrentino grushtoi.

Milani ruan hapin e Romës dhe Interit, por Xhenaro Gatuzo këtë radhë doli i nervozuar nga fusha, Milani i tij vuajti shumë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.