Milani vijon spastrimin, Antoneli largimi i radhës dhe nuk ka mbaruar

0

Ndonëse priten ende përforcime, Milani po punon me urgjencë së pari për spastrimin e skuadrës, pasi janë shumë lojtarë të panevojshëm, që duhen larguar qoftë edhe falas, për të kursyer pagën.

Kështu, sot është larguar mbrojtësi Luka Antoneli. 31-vjeçari, te Milani prej vitit 2015, nuk u bë asnjëherë lojtar i rëndësishëm për kuqezinjtë, ndaj kalimi i tij tek Empoli është një lajm i mirë për të Janeiro Xhenaro Gatuzo. Nuk ka ende detaje transferimi, por Antoneli do firmosë kontratë 3-vjeçare.

Pas Antonelit, radhën për t’u larguar e kanë Karlos Baka, Rikardo Montolivo, Kristian Zapata dhe Andre Silva.

Ndërkaq, mesfushori i Çelsit Bakajoko është thuajse kuqezi, në huazim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.