Milani vendos, Donaruma nuk është në shitje

Drejtori sportiv i Milanit, Masimiliano Mirabeli, ka lëshuar një intervistë për “Corriere dello Sport”, duke lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me Xhanluixhi Donarumën. Portieri i talentuar refuzon rinovimin, duke hyrë në vitin e fundit të kontratës, ndaj shpreson që të transferohet te ndonjë klub më i pasur, i nxitur nga menaxheri Mino Raiola.

Megjithatë, Mirabeli bën të qartë qëndrimin e Milanit, që nuk ka ndërmend të dorëzohet: “Klubi nuk do të pranojë oferta, sepse për ne Donaruma nuk ka çmim. Për momentin nuk e shesim. Një gjë duhet të jetë e qartë: kushdo që luan te Milani, kushdo që pranon të vijë te Milani, duhet të kuptojë mirë çfarë domethënieje ka kojo fanellë dhe duhet të synojë maksimumin në çdo kompeticion. Nuk dua të jem mendjemadh, por duke nisur nga Europa League, pastaj kupa e kampionati, do të luftojmë gjithnjë për të triumfuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *