Milani takon Xhenoan, do lojtarin që shkëlqeu me Uruguajin në Rusi!

0

Milani dhe Xhenoa janë takuar sonte… Motivi? Mesfushori i krahut të majtë, që mund të bëjë edhe mbrojtësin. Bëhet fjalë për Laksalt, uruguajiani që u paraqit mjaft mirë në Botërorin rus me kombëtaren e tij.

Sipas “Sky”, Leonardo ka takuar drejtorin sportiv të Xhenoas, me të cilën Milani do të nisë kampionatin, Xhorxho Perineti dhe po përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Praktikisht, Xhenoa duhet t’I japë Milanit 11 mln euro në sajë të akordit për Lapadulën, verën e shkuar, kur sulmuesi u huazua për 2 mln euro dhe 11 mln euro të tjera me detyrim blerje këtë verë.

Laksalt kushton rreth 15 mln euro dhe kështu që po përpiqen të gjejnë një marrëveshje.

Ndoshta, Leonardo po mendon për Laksalt pasi mund të provojë shkëmbimin Rodriguez-Rabiot me PSG..

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.