Milani takon Moratan dhe pret PSG-në

Kalimi i Leonardo Bonuçit te PSG është çështje ditësh. Prej rreth një jave bisedimet kanë qenë shumë intensive dhe fillimisht ishte menaxheri i mbrojtësit, Alesandro Luçi ai i cili të premten e shkuar pati një takim me Fasonen dhe Mirabelin, të cilëve u bërë të ditur planin për të transferuar klientin e tij në Francë.

PSG e kërkon më ngulm, ndërkohë që edhe Befon ua ka sugjeruar mbrojtësin italian francezëve. Menaxheri i Bonuçit po punon për të arritur edhe marrëveshjen me kampionët e Francës dhe nga ajo që raportohet pritet që qendërmbrojtësi të përfitojë dhjetë milionë euro, si dhe do të ketë bonuse në bazë të objektivave të arritura në fund.

Bonuçi nëse transferohet do ketë mundësinë të luajë në Champions, si dhe të luftojë për titullin kampionat. Të gjithë këto e bëjnë atë që të mendohet mirë dhe të pranojë një lëvizje jashtë Italisë, që do të ishte e para për të. Për 31-vjeçarin Milani ka paguar 42 milionë euro vjet, ndërkohë që tanimë ai ka një çmim fillestar prej 35 milionë eurosh. Në fillim të javës së ardhshme PSG do të dorëzojë edhe ofertën zyrtare te kuqezinjtë.

PISTA MORATA  -Të hënën Fasone e Mirabeli kanë qenë në Londër dhe kanë darkuar me Moratan, i cili ka dhënë miratimin për transferimin te kuqezinjë, kjo edhe pse për faktin se Aliçe, e fejuara nga Venecia e spanjollit, pret të lindë dy binjakë. Periudha më e mirë e sulmuesit spanjoll ka qenë te Juventusi, ndërsa te Reali u kthye në rezervë. Edhe më keq te Çelsi, ku pati probleme fizike dhe humbi vendin në formacion, duke pasur rendiment të ulet, çka e la jashtë Kupës së Botës. Kthimi në Itali do ishte i mirëpritur, për të rigjetur maksimumin, sepse Milani i garanton vend në formacionin titullar.

Problem është çmimi, Çelsi kërkon 60 milionë euro. Gjithçka mund të zhbllokohet nga transferimi i Higuainit në Londër dhe nëse Morata i kërkon klubit ta shesë te Milani, çmimi mund të ulet për të shmangur përsëritjen e historisë së Diego Kostës. Milani, nga ana e vet, nuk lëviz dot pa miratimin e pronarëve të rinj, si dhe pa shitur Bonuçin, Suson, apo Donarumën.  Por ka edhe një ie tjetër: Milani mund të propozojë edhe një shkëmbim kokë më kokë Morata-Donaruma, duke qenë se Çelsi po shet belgun Kurtua te Reali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *