Milani sheh vetëm “majtas”, një holandez dëshira e fundit

Milani dëshiron të “blindojë” krahun e majtë. Pas sigurimit të Teo Hernandez, kuqezinjtë po kërkojnë një holandez. Ai quhet Miçel Diks dhe luan me Bolonjën. 28 ndeshje zhvilloi sezonin e fundit dhe e gjeti tre herë rrugën e rrjetës.

26-vjeçari luan në rolin e mbrojtësit dhe mesfushorit të majtë. Verën e kaluar la Ajaksin për të firmosur me Bolonjën. Sezoni i “tulipanit” ishte fantastik, sidomos me uljen e Sinisha Mihajloviç në stolin bolonjez.

Sipas raportimeve të “The Telegraaf”, Milani ka gati 20 milionë euro për kartonin e Diks. Shuma e tundon klubin e Bolonjës, por edhe vetë lojtarin, i cili e pret me padurim një transferim tek ekipi i “djallit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *