Milani sërish në shitje? Ja kush i kërkon kuqezinjtë legjendarë

Sapo u mendua se Milani do të gjente pak qetësi pas akordit me UEFA-n, del një tjetër lajm. Klubi legjendar ka ndërruar dy herë pronësi në dy vitet e fundit, por kjo mund të mos jetë hera e fundit.

“Adnkronos” raportoi se Milani është në tratativa me përfaqësuesit e Fondit të Investimeve të Katarit për shitjen e klubit (zotërojnë klubin e PSG-së). Ky lajm i ka befasuar tifozët e shumtë të kuqezinjve.

Megjithatë, klubi i “djallit” ka mohuar, duke i quajtur si të pabazuara lajmet e përhapura. Në krye të Milanit gjendet për momentin Fondi Eliot, që po tenton të rikthejë klubin italian aty ku e meriton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *