Milani ruan ecurinë perfekte, Berisha gabon dhe eliminon Atalantën

0

Pas fitores 3-0 në Bullgari, kthimi ndaj Ludogoretsit në San Sitro duhej të ishte thuajse stërvitje dhe ashtu ndodhi: Milani ka kaluar pa probleme kampionët e Bullgarisë, duke fituar në kthim 1-0 dhe duke kaluar në turin e ardhshëm në Europa League.

Ludogoretsi e nisi më mirë, duke tentuar të shënonte ndonjë gol shprese, por në minutën e 21-të Milani ia shuajti gjithë shpresat: kros nga e majta nga Kutrone, Borini nuk fali, duke shënuar.

Pjesa tjetër e ndeshjes ishte thjesht administrim nga kuqezinjtë.

 

Ndërkaq, Atalanta është eliminuar në mënyrë tragjike nga Dortmundi. Pas humbjes së pafat 3-2 në Gjermani, Atalanta bëri gjithçka mirë në Bergamo për pjesën më të madhe të ndeshjes. Toloi shënoi në pjesën e parë, ndërsa fundi ishte i tmerrshëm: fillimisht Papu Gomez humbi rastin e pabesueshëm për shënuar golin e dytë, ndërsa në minutën e 82-të Etrit Berisha bëri gabimin fatal, sepse një gjuajtje e lehtë në dukje u kthye në makth, me topin që i shkau nga duart portierit kuqezi dhe Shmelcer që nuk fali, duke kualifikuar Dortmundin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here