Milani reagon për momentet tragjike: Mendja jonë te vëllezërit dhe motrat në Shqipëri!

Jo më kot është një nga ekipet më legjendare në Itali. Ekipi i Milanit që ka një mbështetje të madhe në Shqipëri, nuk mund të qendronte pa reaguar për tragjedinë e ndodhur në vendin tonë pas tërmetit shkatërrues që ishte 6.5 ballë.

Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare në “Twitter”, Milani shpreh gjithë solidarizimin e saj me popullin shqiptar. “Në këtë moment tragjik, mendja jonë është te vëllezërit dhe motrat tanë në Shqipëri, të goditur nga një tërmet katastrofik. Qendroni të fortë”, shkruhet në reagim. /Sport Ekpsres/