Milani projektohet për çmendurinë me miliarderin francez: Vjen Mbape-Klop ose Guardiola-Messi

Një shfrenim fantazie duket të vijë nga Italia dhe më saktësisht nga “La Repubblica” për ekipin e Milanit. Sipas medias në fjalë, një miliarder francez që ka shumë biznese të njohura në pronësi, do të marrë kuqezinjtë. Bëhet fjalë për Bernard Arnault, që vetëm së fundmi ka blerë Louis Vuitton për 16.2 biliardë dollarë.

Pra me paratë nuk ka asnjë mangësi. Megjithëse Elliot e ka mohuar largimin, gjërat kanë ndryshuar në kohët e fundit dhe këtu ka shumë faktorë, ku futet edhe buxheti që ka aktualisht për ekipin, dënimet e marra, problemet me sponsorizimet dhe kontrata që skadon me “Emirates”. Pra një ofertë e majme nuk do t’i thuhej “JO”, ndërsa “La Repubblica” ngulmon se është arritur marrëveshjan në heshtje.

E nëse Arnault vjen te Milani, projektohet vetë çmenduria, sidomos nëse e krahasojmë me periudhën aktuale dhe duke parë vuajtjet e tifozëve. Francezi dëshiron me patjetër një prej këtyre dy dysheve: “Mbape-Klop ose Mesi-Guardiola”. Megjithëse në pamje të parë duket e pamundur, plani është hartuar dhe thuhet se ka jo pak gjasa për të ndodhur. /Sport Ekspres/