Milani prezanton Kontin, kompletohet mbrojtja kuqezi

Mbijeton vetëm Romanjoli: qendërmbrojtësi i kombëtares italiane duket i vetmi që do të jetë titullar nga Milani i sezonit të shkuar, duke parë ndryshimet verore te Milani.

Sot ka firmosur dhe është prezantuar edhe Andrea Konti, mbrojtësi i djathtë që mahniti sezonin e fundit tek Atalanta dhe tani me shumë gjasa i merr vendin Abates në të djathtë të mbrojtjes kuqezi. Më parë janë afruar edhe qendërmbrojtësi Musakio e mbrojtësi i djathtë Rodriguez, të dy të parashikuar titullarë në mbrojtjen kuqezi.

Anësori 23-vjeçar ka firmosur deri në vitin 2022, me një pagë prej 2 milionë eurosh neto në sezon.

Ndërkaq, Atalantës i shkojnë 24 milionë euro, si dhe mesfushori 20-vjeçar Mateo Pesina, i cili sezonin e fundit shkëlqeu në huzim te Komo, me 36 ndeshje si titullar dhe 9 gola.

“Mendoj se Milani duhet të ketë si synim minimal kualifikimin në Champions League. Natyrisht, shpresoj të luaj sa më shumë të jtë e mundur dhe të paraqitem mirë, për të merituar edhe kombëtaren. Tasoti e Kafu kanë luajtur në të djathtë? Më duket diçka e çuditshme, shpresoj vtëm që të bëj gjysmën e asaj që kanë bërë ata. Roli im? Në karrierë kam luajtur gjithmonë në mbrojtjen me 4, por jam një anësor që bëj edhe të pestin e mesfushës, duke luajtur shumë i avancuar”.

Ndërkaq, Atalanta e ka gjetur menjëherë pasuesin e Kontit, sepse nga Genku ka blerë mbrojtësin e Belgjikës U-21 Timoti Kastanj, 2 vjeç, 39 ndeshje sezonin e fundit, duke shkëlqyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *