Milani pezull, zbulohet miliarderi amerikan që mund të bëhet ortak

Milani është në ajër, në aspektin sportiv dhe atë administrativ. Nga njëra anë tifozët janë në ankth për vendimin e UEFA-s dhe flitet për 2 vite pa kupa Europe, nga ana tjetër duhet zgjidhur urgjentisht çështja e shtimit të kapitalit dhe rifinancimit, që mund të bëhet vetëm me afrimin e një ortaku të ri.

Po punohet në Amerikë, aty ku janë postuar drejtuesit më të lartë të klubti, por me siguri nuk do të ketë të reja deri javën e ardhshme. Në zyrat e bankës Goldman Sachs në Ëall Street David Han Li dhe avokatët e Milanit po punojnë për të mbyllur me shpejtësi një tratativë të nisur në mënyrë sekrete me një grup të drejtuar nga Roko Komiso.

Është pikërisht Komiso “Mister X” ai që ka kontrolluar llogaritë e klubit dhe që po provon të mbyllë gjithçka brenda 10 ditësh, aq sa është afati i vendosur nga Elliott për të kthyer 32 milionë euro hua, para se klubi të kalojë në duart e fondit të investimeve.

KOMISO – Komiso konsiderohet një ndër personat më të pasur në planet dhe sipas revistës Forbes ka 4.5 miliardë dollarë pasuri. Në vitin 2017 bleu klubin e futbollit Neë York Cosmos. 59-vjeçari ka lindur në Kalabri, por iku në Amerikë në moshën 12-vjeçare, ndërsa pasurinë e tij e ka bërë me televizionet kabllore.

RIKETS – Edhe familja amerikane Rikets, që zotëron Chicago Cubs, mbetet e interesuar dhe është alternativa B. Rikets kanë propozuar një rindërtim të ngadaltë dhe pa shpenzime kolosale, ashtu si bënë me Cubs, që fituan Ëorld Series në 2016, për herë të parë që prej vitit 1908.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *