Milani pezull, Komiso: Pronari aktual nuk dëshiron ta shesë

E ardhmja e Milanit mbetet një mister i madh. Italo-amerikani Roko Komiso ka bërë një ofertë të rëndësishme për të blerë klubin kuqezi, me një investim prej më shumë se 500 milionë euro, nga të cilat 32 do shkonin për të shlyer fondin Elliott, 380 për të fshirë borxhin ndaj fondit dhe 150 milionë do të shkonin në arkat e klubit kuqezi për merkaton.

Në gjithë këtë histori, presidenti aktual Jonghong Li do mbante 30%, por nuk do arkëtonte asgjë personalisht. Për këtë arsye, Li ka vendosur të refuzojë, me shpresën se do të gjejë paratë për të shlyer urgjentisht këstin e radhës për Fondin Elliott, ose me shpresën se oferta do të rritet, nga Komiso apo dikush tjetër.

Për këtë arsye, Komiso duket se është dorëzuar: “Nuk ekzistojnë kushtet për të zhvilluar bisedime. Pronarët aktualë nuk duan ta mbyllin këtë operacion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *