Milani “përplaset” te Sasuolo, Champions kthehet mirazh!

 

Kuqezinjtë nuk përfitojnë nga rezultatet e Romës dhe Interit, teksa mbeten 7 pikë larg vendit të katërt. Politano ngrin “San Siro”-n, Kaliniç barazon. Dominim absolut, por zero cinizëm

Në “San Siro” mbyllet me barazimin e Sasuolos që konfirmohet të jetë “mace e zezë” kuqezi. Milani sheh thuajse t’i shuhen shpresat për Champions, në fillim drastikisht pas golit të Politamos dhe më pas i ndizet për pak te barazimi i Kaliniçit. Këtë herë, reduktimi i pikëve të diferencës me Interin nuk do të mbarti ëndrrën Champions por vetëm një revansh në përballjen me ata. Milani që ëndërron vendin e katërt duhet të shohë më shumë poshtë, pasi po vijnë Fiorentina & Co, ndërsa lart mbeten me 60 pikë.

Nuk kalohet – Për të mbajtur në jetë shpresat kuqezi, duhej fitorja me çdo kusht. Gatuzo zgjodhi Kutronen dhe bllokun e zakonshëm, me Abaten si risi në vend të Kalabrias. Iakini hoqi dorë nga një sulmues, teksa Berardi dhe Politano ishin përpara. Milani futet në fushë i lodhur, por me kalimin e minutave zgjohet dhe nis një presion të jashtëzakonshëm dhe në shpejtësi, pasi Gatuzo çirret në pankinë. Sasuolo mendon vetëm të mbrohet dhe nuk bën asgjë ndaj Donarumës. Kesi gjendet përpara portës kundërshtare vetëm pas disa sekondash, por nuk e devijon siç duhet dhe Konsilji e grushton, ndërsa goditja e Kutrones kapet nga Peluzo. Suso disa herë provon me të majtën, ndërsa Konsilji i thotë “jo” Kesit, ndërsa Çalhanoglu provon nga e majta. Milani ishte i pafat edhe me Romanjolin, që doli i dëmtuar për një problem muskulor.

Dy sulmues – Pjesa e dytë është fotokopje e pjesës së parë, me disa ndryshime të vogla. Milani ka një sjellje të pamëshirshme dhe sulmon, por ende konfuze përpara. Gatuzo heq Abaten dhe aktivizon Andre Silvën (më vonë, Kutrone për Kaliniç), por kur kuqezinjtë kanë marrë topin dhe dominojnë absolutisht, një gabim i Musakios dhe Bonuçit i hap rrugën golit të Politanos që hesh “San Siro”-n dhe mposht Donarumën, teksa Raguza kishte provuar përpara tij. Një kundërsulm vrasës dhe shpresat kuqezi që nisin të venitet. Kaliniç shpërdoron me kokë, por më pas realizon me këmbë, ndërsa në fund Konsilji bën mrekullinë duke devijuar në goditje nga këndi një goditje të Bonaventurës nga jashtë zone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *