Milani “pa frena”, pista e re është ylli i Marsejës

Milani u vlerësua si klubi me merkaton më të mirë në Itali sipas mediave, teksa blerja e Lukas Paketës dhe Kristof Piatek, padyshim duket më se të goditura. Gjithsesi, drejtuesit kuqezinj nuk kërkojnë të humbasin kohë dhe kanë nisur menjëherë kërkimet për objektivat për afatin kalimtar të verës.

Zërat e parë kanë nisur, teksa objektivi kryesor thuhet të jetë mesfushori i avancuar i Nicës, Alan Sant-Maksimin. Gjithashtu, është raportuar se po vëzhgohet dhe Everton, sulmuesi 22-vjeçar i Gremios, i cili premton shumë. Përveç këtyre dy emrave, së fundmi, për Milanin ka dalë një pistë e re.

Bëhet fjalë pikërish për Florian Thauvin. Mesfushori i Olimpikut të Marsejës, i cili ka spikatur prej disa sezonesh në Ligën e parë franceze. Në ndeshjen që ekipi marsejez luajti një natë më parë ndaj Dijon, mediat italiane kanë raportuar, se ka pasur drejtues të ekipit kuqezi, për të vëzhguar mesfushorin francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *