Milani në sulm për austriakun, vjen reagimi i Hertës

Mediat gjermane zbuluan lajmin për një interesim të Milanit për Valentino Lazaron, anësorin e krahut të djathtë të Hertës së Berlinit. “Berliner Morgenpost” raportoi se kuqezinjtë kanë gati 20 milionë euro për kartonin e austriakut, ndërsa ka ardhur dhe reagimi i klubit kryeqytetas.

Në një prononcim për “Berliner Zeitung”, Majkëll Pretz, i cili është menaxheri i përgjithshëm i Hertës, ka mohuar zërat e shitjes së 22-vjeçarit. “Tino ka një kontratë me ne deri në vitin 2021. Askush nuk duhet të shqetësohet, sepse ai nuk do të largohet nga klubi ynë”, thekson zyrtari i klubit të Hertës së Berlinit.

Majkëll Pretz

Lazaro cilësohet si një nga talentët më të mëdhenj austriak dhe ai bën mirë të gjitha rolet e krahut të djathtë, si fazën defensive, ashtu dhe atë ofensive. Ai ka zhvilluar dhe 19 ndeshje me kombëtaren austriake, ku ka shënuar një gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *