Milani nuk tregohet i madh, “ngec” në Bolonja dhe nuk shkëputet

Milani ngec në transfertën e Bolonjës, teksa nuk shkon më shumë se një barazim pa gola. Një ndeshje, që ishte mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat, ku Milani kërkonte shkëputjen pas humbjes së Lacios, ndërkohë Bolonja ishte në kërkim të largimit nga zona e rënies në Serinë B.

Sfida nisi e ekuilibruar, me kuqezinjtë, të cilët ishin më kërkues, por pavarësisht dominimit në mbajtjen e topit, nuk arritën të krijonin raste për të rrezikuar. Kështu, pjesa e parë u mbyll, ashtu siç nisi, me rezultatin e bardhë 0-0.

Fraksioni i dytë, ishte një fotokopje e pjesës së parë, me Milanin që provoi të krijonte, ndërsa Bolonja që mbrohej. Ekipit kuqezi, iu ndërlikuan akoma më shumë pozitat, ku në minutën e 76-të mbetën me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Bakajokos. Pas daljes së mesfushorit, sfida u mbyll akoma më shumë, me ekipet që u treguan të kujdesshme dhe çdo gjë u mbyll në barazimin 0-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *