Milani nuk humbet kohë, shet sulmuesin në Premier Ligë

0

Milani vazhdon të jetë aktiv në merkato. Akordi me Monakon për shitjen e Andre Silvës dështoi për shkak të problemeve financiare të klubit nga Principata, por drejtuesit nuk kanë humbur kohë.

Sky Sports raporton se Milani ka rënë dakord për shitjen e një tjetër sulmuesi. Drejtuesit e “djallit” kanë arritur marrëveshjen me anglezët e Ulvs për transferimin e Patrik Kutrones në Premier Ligë.

18 milionë euro + bonuset do të paguajnë “ujqërit” për kartonin e sulmuesit. Klubet kanë mbyllur gjithçka, ndërsa tani pritet përgjigja e 21-vjeçarit që nuk e ka marrë akoma vendimin përfundimtar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.